Loredana dhe Noizy po vijnë me duet, ja ku mund ta dëgjoni pak

  • G.G /
  • 02 June 2022 - 11:30
Loredana dhe Noizy po vijnë me duet, ja ku mund ta dëgjoni pak

Viteve të fundit "trend" në estradën shqiptare është krijimi i bashkëpunimeve për të kapur suksese të larta.

E kur bashkëpunim sjellin emrat më të suksesshëm, sigurisht që shndërrohen në hite të jashtëzakonshme.

Së fundi është Loredana dhe Noizy kanë bashkuar forcat e tyre për të sjellë një super bashkëpunim.

Ata kanë nisur xhirimet e klipit dhe kënga pritet të lansohet së shpejti.

Në platformën “Tik-Tok” është duke qarkulluar një video nga xhirimet e klipit i cili pritet të jetë njëri ndër hitet e kësaj vere.

(Kosova Sot Online)