E mësuam dhe kush do këndojë tek dasma Ledrit, tani na duhet data

  • G.G /
  • 06 June 2022 - 10:38
E mësuam dhe kush do këndojë tek dasma Ledrit, tani na duhet data

Gjatë një interviste së fundmi Sara tha se ajo dhe Ledri ende nuk e kanë vendosur nëse do të bëjnë një dasmë, por nëse ndodh, mamaja e reperit, Xheraldina e di se kë do të ftojë për të kënduar.

Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin e madh Sabri Fejzullahu. Xheraldina ka treguar për emisionin “N’maj të gjuhës” se Sabriu ka kënduar në dasmën e saj me Agronin dhe shprehu dëshirën që ai të këndojë dhe në dasmën e Ledrit me Sarën.

“Nëse Ledri do të vendosë të bëjë dasëm, ti do të këndosh edhe në dasmën e tij pasi duam që tradita të vazhdojë”, tha Xheraldina.

Tani na mbetet vetëm që Sara dhe Ledri të vendosin datën e dasmës.

(Kosova Sot Online)