Kënga e re e Fjolla Morinës do të jetë në bashkëpunim me reperin Nush

  • E.K /
  • 15 June 2022 - 12:43
Kënga e re e Fjolla Morinës do të jetë në bashkëpunim me reperin Nush

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, po rikthehet me këngë të re pas një pauze të gjatë.

Ajo ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që do të jetë një bashkëpunim me reperin e njohur, Nush.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet disa postimeve që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Derisa ka hedhur disa video e fotografi provokuese, zeshkania zbulon pak nga prapaskenat e këtij videoklipi.

“Po vjen”, ka shkruar ajo duke etiketuar edhe artistin Nush.

Ky duket se është dueti i parë i dyshes së njohur që besohet se do të pritet mirë nga publiku.

I fundit realizim i Morinës mbetet “Kape” i lansuar saktësisht më 4 shtator të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)