Ermal dhe Ariana Fejzullahu prindër për herë të pestë?

  • G.G /
  • 16 June 2022 - 11:11
Ermal dhe Ariana Fejzullahu prindër për herë të pestë?

Të dy kanë shprehur dëshirën për një fëmijë të 5 dhe ka dyshime se ai moment ka ardhur për Ermal Fejzullahun dhe partneren e tij, Ariana.

Edhe këtë herë shkak i aludimeve është bërë një foto e publikuar nga blogerja në Instagram ku ajo shfaqet me pizhama para pasqyrës dhe barku i duket paksa më i rrumbullakosur se zakonisht. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të nisin aludimet, teksa e gjitha mund të lidhet me këndin e fotos. Në postimet e tjera ajo shfaqet me barkun e tonifikuar dhe duke bërë palestër gjë që e hedh poshtë këtë teori. Megjithatë, ende nuk ka asnjë reagim nga çifti.

Artisti është shprehur shpeshherë që dëshira e tij është që të ketë një familje të madhe me shumë fëmijë. Këto deklarata të Ermalit kanë bërë që fotot e Arianës të ‘shihen me lupë’. Jo më larg se një vit më parë një tjetër foto e saj krijoi zëra se ishte në pritje të ëmbël. Gjë që rezultoi e pavërtetë pasi ishte thjesht këndi i fotografisë që krijoi një iluzion optik për ndjekësit e saj.

Këngëtari dhe Ariana janë prindër të katër fëmijëve të cilët i shohim shpesh në rrjete sociale: Arti, Buna, Era dhe më e vogla, Ana. Vogëlushja erdhi në jetë në shtator të vitit 2019. Asokohe Ariana u shpreh se nuk ka mbaruar me kaq, pasi dëshiron që ta bëjë djalin me një vëlla.

(Kosova Sot Online)