Dua Lipës i ndodh e papritura në Londër

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 15:08
Dua Lipës i ndodh e papritura në Londër

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, tashmë është kthyer në Londër pas turneut të saj, “Future Nostalgjia”.

Mediat britanike shkruajnë se ajo ka marrë makinën e saj luksoze të martën, pasi i kishin vendosur një kapëse të verdhë, nuk dihet ende se pse “Jaguar F-Type” prej 55 mijë paund ishte bllokuar.

Sipas “Daily Mail”, një nga arsyet më të zakonshme për kapjen ose konfiskimin e një makine është mungesa e sigurimit por edhe nëse mjeti është parkuar në mënyrë të paligjshme, mund që të bllokohet.

Nëse parkoni në vendin e gabuar, në tokë publike, ose shkaktoni një pengesë, autoritetet mund ta shtrëngojnë makinën tuaj ose ta tërheqin atë.

Image

(Kosova Sot Online)