Taylor Swift thyen një rekord historik

  • A.P /
  • 06 June 2026 - 10:02
Taylor Swift thyen një rekord historik

Taylor Swift ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e saj, pasi revista e njohur e biznesit Forbes e ka shpallur muzikanten më të pasur në histori, me një pasuri që vlerësohet në rreth 2 miliardë dollarë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Forbes, pasuria e artistes është dyfishuar krahasuar me vitin 2024, ndërsa ajo vazhdon të konsiderohet një nga kantautoret më të suksesshme komerciale të të gjitha kohërave.

 

Rritja e jashtëzakonshme e pasurisë së Swift lidhet kryesisht me suksesin e turneut të saj rekord “The Eras Tour”, i cili u bë turneu koncertal me fitimet më të larta në histori, duke gjeneruar rreth 2.2 miliardë dollarë të ardhura.

Një nga lëvizjet më të rëndësishme të artistes erdhi në vitin 2020, kur ajo vendosi të riregjistronte pjesën më të madhe të katalogut të saj muzikor. Ky vendim jo vetëm që i riktheu kontrollin mbi muzikën e saj, por gjithashtu i solli të ardhura të konsiderueshme nga licencimet dhe transmetimet.

Në fillim të karrierës, Swift kishte nënshkruar me “Big Machine Records”, ku publikoi gjashtë albumet e para. Të drejtat e këtyre regjistrimeve u shitën në vitin 2019 nga kompania te firma e ish-menaxherit muzikor Scooter Braun, pa miratimin e artistes, sipas deklaratave të saj të asaj kohe.

Kjo çoi në një konflikt publik që zgjati për vite me radhë dhe u pasqyrua edhe në disa prej këngëve të saj. Më vonë, të drejtat u blenë nga “Shamrock Capital”, ndërsa Swift arriti t’i rikthente përfundimisht në pronësinë e saj.

Image

(Kosova Sot Online)