
Lexoni edhe:
Dea Mishel shpërthen ndaj Zegjine Çaushit: Nuk di të shkruajë shqip
Katy Perry dhe Justin Trudeau prej disa kohësh janë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare. Ata së fundmi janë shfaqur për herë të parë së bashku në tapetin e kuq si çift, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Këngëtarja e famshme dhe ish-kryeministri kanadez morën pjesë në premierën e “Katy Perry: The Lifetimes Tour – Live from Paris”, si pjesë e Festivalit të Filmit Tribeca në Nju Jork.
Dea Mishel shpërthen ndaj Zegjine Çaushit: Nuk di të shkruajë shqip
Lexoni edhe:
Çifti eci dorë për dore në tapetin e kuq të hënën, më 8 qershor. Këngëtarja me famë botërore zgjodhi një fustan të bardhë ndërsa Justin Trudeau u shfaq me një kostum të zi dhe këmishë të bardhë.
Burime pranë çiftit thonë se lidhja e tyre po bëhet më serioze, ndërsa të dy po përpiqen gradualisht t’i afrojnë familjet e tyre. Katy Perry ka një vajzë nga lidhja e saj me Orlando Bloom, ndërsa Trudeau ka tre fëmijë nga martesa e tij me Sophie Gregoire.
(Kosova Sot Online)