'Tempulli i lirisë' kënga më e re nga Ilir Shaqiri

  • A.P /
  • 17 June 2022 - 22:14
'Tempulli i lirisë' kënga më e re nga Ilir Shaqiri

Artisti i njohur i skenës Ilir Shaqiri  ka publikuar projektin e ri muzikor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

"Tempulli i lirisë", titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip. 

Kjo këngë i dedikohet veprimtarit Ukshin Hoti.

"Nga oborri i Shtëpisë Muze në Krushë të Madhe projekti muzikor "Tempulli i lirisë", dedikuar mendjendriturit, frymëzuesit të brezit që bëri lirinë e Kosovës, profesor Ukshin Hotit", ka shkruar Shaqiri.

Ilir Shaqiri ndër vite ka kënduar për luftën për liri, dëshmorët e Kosovës por edhe për dashurinë.

Dëgjim të këndshëm

 

(Kosova Sot Online)