Alban Ramosaj në Big Brother VIP!

  • A.P /
  • 17 June 2022 - 18:39
Alban Ramosaj në Big Brother VIP!

Alban Ramosaj i është përgjigjur së fundmi interesit të ndjekësve nëse do të hynte në Big Brother VIP. Në një intervistë virtuale, njëri prej fansave e ka pyetur nëse do të futej në Big Brother Kosova duke qenë se tashmë ky format do të vijë së shpejti.

Këngëtari, motra e të cilit mori pjesë në edicionin e parë të BB VIP, theksoi se do të preferonte një format tjetër që të jep mundësinë për të eksploruar më shumë gjëra.

“Asnjërën”, shprehet ai duke shpjeguar se do të preferonte një format tjetër.

“Në rast se do të ishte një format i cili konsiston në udhëtime nëpër botë, ekspozim në ambiente të ndryshme të natyrës së egër, edukim mbi mbijetesë ( pse jo argëtim), kulturë, dialogje me individualë të ndritur dhe që kanë dy tre fjalë për të thënë, të cilat shërbejnë që kolektivi jonë të rritet para dhe jo të degradoj pas me toksicitete, atëherë po”, theksoi Albani.

“Madje s’do doja as të paguhesha – do të paguaja unë. Lol. Por ky është mendimi im, ë?”, shtoi Albani.

(Kosova Sot Online)