Deklarata e Fifit për Adisin ndez debate në rrjet

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 17:46
Deklarata e Fifit për Adisin ndez debate në rrjet

“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty” ishte një  nga thëniet e deklaratës së dashurisë që këngëtarja e njohur Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi shkroi publikisht në rrjete sociale për dashurinë e saj të jetës, Adis Patushin. Deklaratë kjo e cila ka ndezur mjaft diskutime në rrjet pasi në kontekstin e saj të parë dukej se këngëtarja dëshironte të tregonte se pendohej për gjithçka kishte kaluar në jetë dhe se shpirtin e trupin do t’ia falte së pari partnerit të saj aktual.

 

Menjëherë pas deklaratës së Fifit, ishte gazetarja Zhaklin Lekatari e cila e ka ‘dënuar’ këtë shprehje të këngëtares duke u shprehur se nuk ka asnjë të drejtë që të tejçojë mesazhe të gabuara tek vajzat e reja pasi ata nuk duhet të ruhen për një partner, madje se virgjëria është thjesht një koncept fetar e as nuk është vërtetuar kurrë shkencërisht.

‘Unë do të doja ta kisha ruajtur veten për ty’ ishte një  frazat që Fifi kishte përdorur të cilën Zhaklin e cilësoi si gjënë më të shëmtuar të thënë nga një grua në shekullin 21.

Ajo u shpreh se nuk i interesonte aspak se çfarë bën këngëtarja me jetën e saj por nëse ajo mendon se vlerën ia jep partneri që ka në krahë atëherë duhet ta mbajë për vete dhe jo të flasë budallallëqe në publik.

(Kosova Sot Online)