Roberti dhe Laureta super të dashuruar

  • E.K /
  • 28 June 2022 - 08:49
Roberti dhe Laureta super të dashuruar

Robert Berisha dhe e dashur e tij, Laureta Maqedonci, janë duke kaluar çaste të bukura së bashku, disa prej të cilave i ndajnë me fansat në rrjetet sociale.

Çifti i ri kanë ardhur me të tjera poza të përbashkëta, të cilat i kanë shpërndarë në profilet respektive në rrjetet sociale.

Njëherësh, këto ditë, dyshja kanë shpërndarë edhe fotografi individuale duke vënë në plan të parë figurën trupore.

Kujtojmë që lidhja e tyre u bë e ditur vetëm pak muaj më parë dhe u konfirmua nga muzikanti, i cili së fundmi është duke e bërë për mrekulli edhe rolin e moderatorit.

Ndryshe, Roberti ka qenë i martuar me këngëtaren Nora Istrefi, me të cilën janë prindër të vajzës Renee.

(Kosova Sot Online)