Ja ku e kemi Enin shtatzënë me barkun e rrumbullakosur

  • G.G /
  • 30 June 2022 - 10:14
Ja ku e kemi Enin shtatzënë me barkun e rrumbullakosur

Eni dhe Genci së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë dhe shijojnë ditët e tyre më të lumtura. Çifti ndodhet me pushime në Turqi dhe nga atje Eni ka postuar dhe fotot e para me barkun e rrumbullakosur. Këngëtarja është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe i ka rënë një nur tejet i bukur. Në foto Eni shfaqet e veshur me rroba banjo trupore të zeza, një tyl të zi, kombinuar me çantën në të njëjtën ngjyrë dhe një kapele kashte.  Kujtojmë që Eni dhe Genci e konfirmuan lajmin muajin e kaluar përmes videoklipit “Ama”, ku në fund shfaqën momente nga babyshower dhe zbuluan se do bëhen me vajzë.

(Kosova SoT Online)