Surprizoi fansin e sëmurë brenda 13 orësh, Stresi na preku zemrat me gjestin e tij

  • G.G /
  • 04 July 2022 - 09:22
Surprizoi fansin e sëmurë brenda 13 orësh, Stresi na preku zemrat me gjestin e tij

Reperi i njohur Arkimed Lusha ose siç njihet ndryshe me emrin e tij të artit, Stresi ka bërë një gjest tejet prekës për njërin nga fansat e tij. Ditën e sotme Stresi ka vizituar në spital fansin e tij 12-vjeçar i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Djaloshit fatkeqësisht nuk i kanë mbetur edhe shumë ditë për të jetuar pasi është diagnostifikuar me tumor celebral. Dëshira e vetme e tij ka qenë të takonte Stresin dhe të kalonte disa momente me të.

Pasi vogëlushi shprehu dëshirën për ta takuar reperin, Stresi nuk ka nguruar të shkojë menjëherë. Reperi e ka ndarë videon e takimiti në Instastory, ku shfaqet momenti i takimit të tij dhe surpriza që ai i bën 12-vjeçarit. Stresi jo vetëm që ja plotësoi dëshirën vogëlushit por i ka bërë edhe një dhuratë me premtimin se do shkojë ta takojë sërish.

Stresi njihet për zemërgjerësinë e tij dhe ka qenë gjithmonë i gatshëm për të qëndruar pranë personave të cilët kanë kërkuar ndihmë dhe fansave që kanë shprehur dëshirën për ta takuar.

Së fundmi Stresi i ka bërë lëmsh të gjithë teksa postoi një video të një vajze misterioze në Insta Story.

Por jo vetëm kaq në postimin e radhës ka sqaruar situatën duke shkruar- “Mos u keqkuptoni e kaluara ka vdekur dhe të kesh sukses, mos kalo në të kaluarën po jeto të tashmen”.

Por në shkrimin e tij ra në sy dhe diçka tjetër që dukej si një mesazh për ishin e tij, “Do thoni ju kujtimet mbesin. Hahahahah po mbesin një *** i madh”.

(Kosova Sot Online)