Futbollist dhe miliarder, kush është bosi në Londër që i ka rrëmbyer zemrën Taynës?

  • G.G /
  • 11 July 2022 - 14:14
Futbollist dhe miliarder, kush është bosi në Londër që i ka rrëmbyer zemrën Taynës?

Ka kohë që përflitet për të dashurin e Tayna por këngëtarja ka qënë mjaft e rezervuar për jetën e saj private.

Së fundmi raportohet se ajo është në një lidhje dashurie me futbollistin Giovanni Santoro, madje kanë qarkulluar foto ku ndodhen së bashku në Itali.

Por Giovanni njihet në Londër pasi në kohën kur ai ishte në lidhje dashurie me një të dashur ruse ishte bërë problem për fqinjët e tij. “Daily Mail” ka publikuar një shkrim për Giovannin, duke vënë në dukje jetën e tij të luksit me të dashurën ruse.

“Njëfutbollis italian dhe e dashura e tij magjepsëse që qarkullojnë me një ‘Bentley’ të artë kanë zemëruar fqinjët e tyre në ‘Notting Hill’ me planet për një njësi të ajrit të kondicionuar ‘të përmasave industriale’. Giovanni Santoro, Galina Genis, kanë krijuar një reputacion në lagjen elitare si të ashtuquajturit ‘fëmijë të pasur të Londrës’. Ata hanë në restorante gustatore, blejnë në butikë të sht renjtë dhe pushojnë në resortet më në modë. Por planet e fundit të çiftit me jetë luksoze për shtëpinë e tyre prej 5 milionë paund kanë shkaktuar zemërim te vendasit, pasi ata zbuluan propozimet për të instaluar kondicionerë të mëdhenj në çatinë e pronës katërkatëshe viktoriane.

Një tjetër vendase, Helene Cassaigne, shtoi: “Për momentin, nëse njerëzit flasin në tarracë dhe nëse jam në kuzhinë, dritarja është e mbyllur, unë mund të dëgjoj të gjithë bisedën”. “Kështu që me siguri do të dëgjoj zhurmën që vjen nga pajisjet e ajrit të kondicionuar… Unë nuk jam në favor të këtij projekti të ri”.

Oficerët e pushtetit vendor kanë rekomanduar tani që njësitë e ajrit të kondicionuar të jepen dritën e gjelbër, në varësi të kushteve të vendosura për zhurmë. Zonja Genis tha për “Evening Standard” të Londrës: “Nuk dua të përfshihem në asgjë që e përkeqëson situatën ose konfliktin me fqinjët. Unë dua të qëndroj jashtë saj”. Çifti tashmë ka instaluar një dhomë kinemaje dhe sauna në bodrum, ndërtimin e së cilës fqinjët e përshkruan si ‘gërmim deri në Australi’.

Martin Edge, apartamenti i të cilit ka pamje nga prona, tha se pajisjet ishin më të përshtatshme për ‘një njësi tregtare ose në një zonë industriale’. Në kundërshtimin e tij ndaj këshillit, ai shkroi: ‘Nuk mund të mendoj se si dikush që dëshiron paqen dhe qetësinë në shtëpinë e tij, do të lejonte ajrin e jashtëm kaq afër. E kundërshtoj sa më fort aplikimin”, thuhet në shkrimin e “Daily Mail”, duke vënë në dukje jetën e luksit të djaloshit italian. Tashmë që lidhja e tij me rusen ka përfunduar, ai ka gjetur sërish dashurinë në krahët e reperes së njohur.

(Kosova Sot Online)