Si kurrë më parë, Xhensila Myrtezaj publikon video nga lindja e vajzës

  • G.G /
  • 12 July 2022 - 13:41
Si kurrë më parë, Xhensila Myrtezaj publikon video nga lindja e vajzës

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj sot feston 4-vjetorin e lindjes së vajzës së saj, Ajka.

Në datën 12 korrik 2018 erdhi në jetë vajza e saj. E pamje nga ky moment Xhensila ka vendosur që t;i publikojë për herë të parë, konkretisht takimi i parë me Ajkën, mes shumë emocionesh.

Teksa ka shpërndarë videon në Instagramin e saj, këngëtarja krahas saj ka shkruar “Momenti ku e ndjeva ekzistencën e Zotit si kurrë më parë. E ndjej akoma aromën e parajsës që solle tek unë e ngrohtësinë tek faqja që më ngrohu zemrën përjetësisht. Shtëpi e shpirtit tim je ti. Tretem për ty. Sytë e mi, vena ime kryesore, ajri im. Gëzuar ditëlindjen dashuri hyjnore”.

(Kosova Sot Online)