“Gjej një nuse”, Noizy merr kërkesën tipike nga mamaja, por përgjigja është e qartë!

  • G.G /
  • 15 July 2022 - 10:09
“Gjej një nuse”, Noizy merr kërkesën tipike nga mamaja, por përgjigja është e qartë!

Noizy është një prej artistëve më në zë të momentit. Vetëm një muaj na ndajnë nga koncerti i madh që do të mbajë në Tiranë.  Nuk shpesh në intervista, por kur e bën rrëfehet për shumë gjëra. Ashtu siç ka bërë në “ABC-në e pasdites” sot.

Teksa u pyet për planet për martesë, ai tha se nuk ka të tilla dhe se një gjë të tillë nuk e planifikon.

“Nuk kam plane për momentin për familje. Është e largët si ditë. Nuk e planifikoj dot. Nuk i dihet kurrë, por nuk bëj dot plane. Jam i fokusuar te muzika dhe puna për momentin. E kam tepruar me xhelozinë dhe më bezdis te femrat kur gënjejnë”, u shpreh Noizy. Por kërkesën për familje dhe fëmijë ia bëri edhe e ëma në videomesazh.

“Jam shumë e lumtur që zoti më ka falur këtë familje. Vetëm një kërkesë siç kanë të gjithë nënat shqiptare, një nuse sepse dua të rris dhe fëmijët e tu. Të uroj të gjithë të mirat e kësaj bote”, tha ajo. Kujtojmë se këngëtari është baba i një vajze.

(Kosova Sot Online)