Beniada publikon foto nga fëmijëria e saj dhe na shkriu zemrat me pamjen

  • E.K /
  • 20 July 2022 - 19:04
Beniada publikon foto nga fëmijëria e saj dhe na shkriu zemrat me pamjen

Beniada Nishani ëshë nga personazhet më të dashura të showbizit shqiptar.

Modelja zemrat e publikut i mori pas pjesëmarrjes së saj në ‘Big Brother Vip Albania’.

Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkë prezantuese në “Procesi Sportiv”.

Teksa po shijon pushimet në Durrës, Beni duket se është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një fotografi nga fëmijëria me babain e saj.

 “Njeriu më i mrekullueshëm që njoh”, ka shkruar Beniada sipër fotografisë.

(Kosova Sot Online)