“Tonat” vjen nga Ledri dhe Ylli

  • A.P /
  • 21 July 2022 - 20:19
“Tonat” vjen nga Ledri dhe Ylli

Ylli nuk i ndal bashkëpunimet, kësaj radhe me Ledrin

Yll Limani dhe Ledri Vula kanë lansuar këngën e tyre të radhës për këtë verë “Tonat”

Ky është njëri prej dueteve të shumta që janë lansuar këtë verë.

Edhe “Tonat” është një këngë ritmike dhe verore që lëshohet në mes të këtij sezoni.

Kënga është shkruar nga dy artistët ndërkaq muzika është prodhuar nga Panda Music.

Ylli kishte një bashkëpunim tepër interesant me Noizyn që është pëlqyer shumë nga publiku, kurse Ledri kishte duete me Kidën, Ardian Bujupin dhe së fundi një këngë tepër të suksesshme me Melinda Ademin. 

(Kosova Sot Online)