Ledri ndahet nga prindërit, ja ku është zhvendosur

  • E.K /
  • 01 August 2022 - 13:13
Ledri ndahet nga prindërit, ja ku është zhvendosur

Xheraldina dhe Agron Vula, prindërit e Ledri Vules, kanë dhënë një intervistë për emisionin e Top Albania Radio “Pardon My French”, në të cilën kanë zbuluar se së shpejti nuk do të jetojnë më së bashku me Ledrin dhe bashkëshorten e tij, Sarën.

“Ata do të ikin”, tha Xheraldina, para se babai i Ledrit, Agroni, të theksojë se edhe ata kanë qejf që biri i tyre të pavarësohet, pasi vetëm kështu mund të përparojë në jetë.

“Ata blenë një banesë mjaft të madhe jashtë shtëpisë, në një kompleks që quhet Marigona Hill. Dhe e blenë, u rehatuan. Me thënë të drejtën u gëzuam shumë, pasi çdo familje duhet ta ketë kulmin e vet”, tha Xheraldina.

Por, me insistimin e Ledrit, duket se edhe prindërit e tij do të zhvendosen në këtë lagje.

“Ledri ma kërkoi ta blejmë edhe ne një banesë në Marigona Hill. Unë kisha një tokë që e kisha ble 20 vjet më herët për të ndërtuar shtëpi, por që se ndërtova. Dhe dhashë atë tokë për ta blerë banesën afër me Ledrin”, tha Xheraldina.

(Kosova Sot Online)