Ky ‘look’ ishte qershia mbi tortë e udhëtimit të Rita Orës në Francë

  • G.G /
  • 01 August 2022 - 22:45
Ky ‘look’ ishte qershia mbi tortë e udhëtimit të Rita Orës në Francë

Rita Ora na ka treguar gjatë udhëtimit të saj në Paris se mund të dukemi seksi dhe shumë klas dhe me veshje ‘casual’ dhe sportive. Megjithatë, paraqitja e saj e fundit në Monte Carlo i ka lënë të gjithë gojëhapur.

Ditët e fundit këngëtarja me origjinë shqiptare ka qenë në një udhëtim në qytetin e dashurisë dhe modës me të fejuarin e saj Taika Waititi dhe dy vajzat e tij. Pasi shijoi qytetin, me vizita në muzeume, mori pjesë në koncertin e Ed Sheeran, Rita u ngjit vetë në skenë në ‘Festivalin Veror të Monte Carlo’. Këngëtarja 31 vjeçare dukej në super formë me një fustan me shkëlqim.

Fustani me një krah të gjatë i Ritës kishte detaje rrethore në të gjithë ngjyrën kafe dhe jeshile, me yllin që e kombinoi me një palë geta me rrjet.

Rita kishte veshur gjithashtu gjysmëçizme të zeza me taka, një palë vathë ari, byzylykë dhe shumë unaza. Flokët ajo i kishte bërë me onde dhe kishte vendosur një makeup minimalist.

Me klas dhe shumë seksi, çfarë të vishni në vizitën e radhës në një muze apo galeri arti sipas Rita Orës

Stilin e ‘vajzës elegante dhe chic’ në Paris nuk e bën askush më mirë se Rita Ora

Vijon sfilata e “veshjeve të bukura” të Rita Orës në Paris/ Këngëtarja mahnit me paraqitjen e saj.

(Kosova Sot Online)