Pas “Djegi krejt”, Fifi dhe Gjiko publikojnë këngën “365”

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 23:16
Pas “Djegi krejt”, Fifi dhe Gjiko publikojnë këngën “365”

Filloreta Raçi dhe Asdren Gjikolli kanë ardhur me bashkëpunimin e radhës që mban titullin “365”.

Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale dhe premton të shndërrohet në hitin e radhës.

Për muzikën janë kujdesur Fifi dhe Gjiko, të cilët po ashtu e kanë shkruar edhe tekstin.

Projekti është prodhuar nga Apollo, i cili e ka bërë edhe ‘beat-in’ dhe pritet ta tejkalojë suksesin e duetit paraprak.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Imagine që e ka xhiruar videoklipin muzikor.

Ndryshe, videoklipi i këngës “Djegi krejt” i lansuar në fillim të muajit korrik numëron afro pesë milionë shikime në YouTube.

https://www.youtube.com/watch?v=7E_QWQMOXtA&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)