“U ndjeva e frymëzuar”! Pas festivalit, Dua Lipa zbulon planin që ka Fondacioni “Sunny Hill”

  • G.G /
  • 08 August 2022 - 08:23
“U ndjeva e frymëzuar”! Pas festivalit, Dua Lipa zbulon planin që ka Fondacioni “Sunny Hill”

Dua Lipa ka publikuar së fundmi një postim në rrjete sociale ku bën me dije se Fondacioni “Sunny Hill” tashmë është bashkuar me Akademinë e kantautorëve në Suedi, Musikmakarna.

Qëllimi i tyre ka të bëjë pikërisht me krijimin e një programi të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë

“Fondacioni SunnyHill është bashkuar me Musikmakarna, akademinë e kantautorëve në Suedi për të krijuar një program të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë”.

“Shkova në studio sot (e diel) për të parë se çfarë kanë bërë ata dhe u mahnita plotësisht nga talenti dhe produktiviteti i seancave brenda vetëm disa ditësh nga fillimi”.

“U ndjeva vërtet e frymëzuar dhe jam shumë e emocionuar që ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të parë këtë program të rritet në diçka vërtet të bukur”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij këngëtaren me famë ndërkombëtare, Dua Lipën.

Kurti vlerësoi punën e këngëtares që ka bërë për “Sunny Hill Festival” si dhe e përgëzoi Duan për zërin e saj dhe për performancat që bën.

Gjithashtu, Kurti e ka falënderuar Duan edhe për kontributin që i ka dhënë edhe po i jep Kosovës në promovimin e vlerave artistike të vendit.

“Kontributi që keni dhënë e po jepni për Kosovën është i pamatshëm”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)