Vajzë, djalë, apo binjakë? Einxheli e sqaroi njëherë e mirë këtë temë!

  • G.G /
  • 24 August 2022 - 20:00
Vajzë, djalë, apo binjakë? Einxheli e sqaroi njëherë e mirë këtë temë!

Einxhel Shkira ka zbuluar problemin më të madh që has në pritjen e ëmbël.

“Situata tipike shqiptare kur takon dikë që të sheh barkun. Lëre mos e diskuto se nga forma e ke djalë. Dy hapa më tutje takon një tjetër. Uuuu e paske vajzë sigurt se duket nga barku. Mirë, një gjë është e sigurt deri tani që me këtë barkë do bëj o djalë o vajzë”, ka shkruar Einxheli në “Twitter”. Një komentues i ka kërkuar që të thotë se i ka binjakë vajzë dhe djalë. Einxhel ka befasuar me përgjigjien duke thënë se dhe mund të jetë duke pritur binjakë. Përgjigjen e gjinisë e di vetëm motra e Dagz-it dhe me siguri shumë shpejt do ta zbulojnë në një “baby gender reveal”.

(Kosova Sot Online)