Dua Lipa fotografohet nga paparacët duke treguar linjat e përsosura trupore gjatë pushimeve në Ibiza

  • G.G /
  • 27 August 2022 - 15:19
Dua Lipa fotografohet nga paparacët duke treguar linjat e përsosura trupore gjatë pushimeve në Ibiza

Dua Lipa shijoi një ditë në jaht me miqtë të enjten teksa u zhyt në ujin e Ibizas për një ditë të njomur nga dielli, ku dëshmoi se ishte shumë e guximshme duke kërcyer nga varka.

Duke treguar figurën e saj të tonifikuar, 27-vjeçarja kishte veshur një kostum banje nga marka “Chopova Lowena” me printime lulesh ngjyrë vjollcë dhe të kuqe.

Flokët e gjata të zeza të saj ishin lënë në valë të lirshme, përpara se më vonë t’i lante në det ndërsa shijonte një variacion sportesh ujore, shkruan DailyMail.

Dua u shfaq pa makijazh në ditën e shijuar me miqtë, duke treguar kështu pamjen esaj natyrale.

(Kosova Sot Online)