Cilat janë dy veset e tij më të këqija? Yll Limani i zbulon vet

  • G.G /
  • 30 August 2022 - 10:13
Cilat janë dy veset e tij më të këqija? Yll Limani i zbulon vet

Yll Limani portretizohet në publik si djali i mirë, i cili nuk është përfolur asnjëherë për skandali dhe i këndon dashurisë. Por, kjo nuk do të thotë se ai është njeri pa vese.

Së fundmi I ftuar në një emision televiziv artisti tha fillimisht se cigaren e cilëson si ves të tij të keq dhe më pas që nuk i merr gjërat shumë seriozisht.

“Cigarja është vesi im më i keq. Por, nga pak është edhe se nuk i marrë gjërat që duhen marrë shumë seriozisht.”-tha Ylli

Këngëtari i njohur mund të jetë një ndër personazhet VIP, të cilët asnjëherë nuk janë përfolur në rrjet për ndonjë lidhje.

Pasi siç ka thënë vet është ‘i turpshëm’ dhe nuk i pëlqen të ekspozohet shumë.

Vlen të theksohet se pak javë më parë në një intervistë artisti tregoi se ka qëndruar gjithmonë hermetik për të folur për romancat e tij ku ka zgjedhur të mos i bëjë asnjëherë publike ato.

Ylli ka zbuluar së fundmi se çfarë karakteristikash duhet të ketë vajza ideale për të.

Sipas këngëtarit partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë pasi do ti duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë e cila është fama e tij dhe duhet ta përballojë.

“Normalisht që jeta personale ka qenë gjithmonë e mbrojtur hermetikisht, jam i turpshëm për të folur për këtë situatë. Edhe njerëzit janë të lidhur shumë emocionalisht me muzikën time. Po të them që jam në një lidhje dhe bëhet publike, do mendojnë njerëzit që tërë kohën po i shkruaj asaj, prandaj e kam ruajtur gjithmonë,” u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)