Tayna i ka kërkuar një bashkëpunim muzikor por Rina e refuzoi? Këngëtarja zbulon si qëndron e vërteta dhe ironizon reperen: Nuk dua të tregoj urrejtje për…

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 12:56
Tayna i ka kërkuar një bashkëpunim muzikor por Rina e refuzoi? Këngëtarja zbulon si qëndron e vërteta dhe ironizon reperen: Nuk dua të tregoj urrejtje për…

Rina Balaj dhe Tayna ishin dy repere të cilat e nisën pothuajse njëkohësisht karrierën e tyre në muzikë. Ato tërhoqën menjëherë vëmendjen e publikut me stilin e tyre të veçantëdhe diss-et e forta që i bënin njëra-tjetrës.

Sot Tayna vazhdon ende të bëjë ‘rep’ dhe të thumbojë në tekstet e saj, ndërsa Rina që pas largimit nga labeli ‘On Records’ la pas diss-et duke iu kushtuar më shumë këngëve për dashurinë.

Së fundmi këngëtarja ka zbuluar në një intervistë për ‘T7’ se ka marrë një kërkesë për bashkëpunim me Taynën por ajo e ka refuzuar. Sipas artistes nuk ka qenë personalisht reperja që ka kontaktuar me të por menaxheri i saj.

Ajo u shpreh se nëse bashkëpunimi do të ishte kërkuar para dy viteve, mund ta kishte pranuar por tani ajo ka ndryshuarm teksa thumboi se nuk dëshiron të shfaq urrejtje dhe një ‘fake feminism’ (një feminizëm jo të vërtet).

“Po është kërkuar, por nuk është kërkuar personalisht nga ajo por menaxheri i saj ka kërkuar bashkëpunimin që nuk është bërë. Arsyeja është që nëse do e kishte kërkuar para dy vitesh ndoshta do të kisha pranuar, tani nuk jam më ai person, nuk po mendoj më për hate (urrejtje) apo fake feminism”– u shpreh Rina.

(Kosova Sot Online)