Rina Balaj duket tërheqëse teksa vë në pah fizikin e formësuar

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 10:34
Rina Balaj duket tërheqëse teksa vë në pah fizikin e formësuar

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor ajo është shumë aktive në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi artistja  ka postuar një fotosesion të ri për mbi 300 mijë ndjekësit e saj në llogarinë e Instagramit.

Rina e cila njihet dhe komentohet për linjat e saj të formesuara të trupit ka ardhur tejet provokuese edhe në imazhet e reja.

Ajo nuk zhgënjeu me dukjen teksa të shumta ishin komentet nga ana e fansave të saj sipër fotove.

Kjo paraqitje e Rinës vjen pas një tjetër seti fotografish bardhë e zi ku ajo shihej e veshur me një fustan saten që ia theksonte format në mënyrë perfekte.

Ndërkohë, kujtojmë që Rina pak ditë më parë ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj prej vitesh, Sin Boy.

(Kosova Sot Online)