"Më thanë se ishin 300 - 400 mijë njerëz" Rita Ora tregon sa ishin në koncertin e saj në Tiranë

  • G.G /
  • 07 September 2022 - 11:30

Këngëtarja me famë botërore duket se e ka shijuar shumë koncertin në sheshin "Skënderbej" në Tiranë.

Përmes një postimi në stori në Instagram Rita Ora u shpreh se ishte kënaqur shumë dhe në shqip tha “Ju dua”.

"Më duhet të them se ishte koncerti më e mirë që kam bërë ndonjëherë, jam kënaqur shumë, faleminderit të gjithëve që keni ardhur sonte për të më parë. Më thanë se ishin rreth 300 apo 400 mijë njerëz.

Ju dua, faleminderit shumë të gjithëve që keni ardhur do të shihem kur të kthehem sërish”, ka thënë Ora në storit në instagram ku dhe ka postuar momentet më të bukura të kësaj mbrëmjeje. 

Rita Ora në skenë kuq e zi, koncerti në sheshin "Skënderbej" Tiranë

Pastaj "Mirupafshim. E dashurova çdo sekond të qëndrimit në Shqipëri" shkruan ajo. 

(Kosova Sot Online)