Atdhe Xheravinës ia këpusin frenat e makinës

  • E.K /
  • 09 September 2022 - 10:13
Atdhe Xheravinës ia këpusin frenat e makinës

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharravina, është përballur me një situatë të papritur gjatë ditës së sotme, teksa po lëvizte me makinë.

Ai publikoi në Instagram disa foto ku tregonte se makina e tij “e kishte lënë në rrugë.”

Fillimisht ai shkruan: “Kur të lë makina në rrugë. Kush më ka mallkuar.”

Më tej, në një tjetër Instastory, Atdheu shprehet: “Ti që më ke mallkuar të mallkoftë Zoti. Rroftë karrotreci.”

Në fund, Atdheu ka ndarë një foto të makinës së tij, teksa shkruan se i është thënë nga mekaniku që problem në automjetin e tij është shkaktuar nga dikush që “i ka këputur frenat.”

“T’i ka këputur dikush frenat tha ky mekaniku. Domethënë atentat Atdheut, ndonjë serb se s’ka mundësi”- shkruan ai.

Atdhe Xharravina është një emër i lakuar shpesh në media krah emrit të moderatores Bora Zemani.

(Kosova Sot Online)