A është kjo dëshmia e vetme ku Irena Papas flet për origjinën e saj shqiptare

  • A.P /
  • 15 September 2022 - 15:35
A është kjo dëshmia e vetme ku Irena Papas flet për origjinën e saj shqiptare

Aktorja legjendare greke Irene Papas, e cila ka luajtur në mbi 70 filma në  karrierën e saj mbi 50-vjeçare, ka vdekur të mërkurën në moshën 96-vjeçare, ka njoftoi Ministria e Kulturës. Së paku, në një libër, thuhet tekstualisht se Papas e ka thënë me gojë të vet se është me origjinë shqiptare.

Në karrierën e saj të gjatë, ajo u konsiderua një simbol thelbësor i bukurisë greke dhe një përfaqësuese e famshme e kulturës mesdhetare jashtë vendit, duke interpretuar role të forta femërore në teatër dhe kinema, shkruan Gazeta greke Ekathimerini.

Në vitin 2018 u njoftua se ajo vuante nga sëmundja e Alzheimerit për pesë vjet. Por, për Papas gjerësisht besohet se ka origjinë shqiptare.

Në internet ku mund të gjesh po thuajse gjithcka për jetën e aktorëve të famshëm, nuk ka ndonjë videointervistë apo me shkrim ku vetë Papas flet për origjinën e saj.

Por, një dëshmi për këtë është në pjesën e dytë të autobiografisë së Bekim Fehmiut “Shkëlqyeshëm dhe Tmerrshëm”, ku njëri prej aktorëve më të famshëm nga Kosova në botën e filmit ia kushton një pjesë të librit aktores Irene Papas.

-E flet shqipen? -pyes

-Jo, por jam prejardhje shqiptare -tha Irena.

Pappas, u lind  me 3 shtator 1926 si Irene Lelekou, në fshatin Chiliomodi, jashtë Korintit, Greqi. Familja e saj u transferua në Athinë kur ajo ishte shtatë vjeç, ku, si adoleshente, ndoqi Shkollën Mbretërore të Artit Dramatik në Athinë.

Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në Greqi në teatër përpara se të kalonte në film në vitin 1951. Filmi i saj i parë ishte një pjesë e vogël në 1948 “Engjëjt e rënë” të Nikos Tsiforos, ndërsa portretizimi i roleve të titullit në “Antigone” të George Tzavellas (1961) dhe të Michael Cacoyannis Electra (1962) fitoi vlerësimin e saj kritik.

Në vitin 1961 Pappas luajti në The Guns of Navarone dhe në 1964 në Zorba the Greek të Cacoyannis, që e katapultoi atë në një yll ndërkombëtar. Një nga paraqitjet e saj të fundit në film ishte në Mandolin e kapitenit Corelli në 2001.

Pappas fliste rrjedhshëm edhe italishten, duke marrë role teatrore dhe duke bërë shumë filma në vend.

Kundërshtimi i saj ndaj diktaturës ushtarake të Greqisë (1967-1074) e dërgoi atë, së bashku me artistë të tjerë, në mërgim në Itali dhe Nju Jork dhe u kthye kur ra junta.

Në vitin 1995, ajo mori çmimin e Komandantit të Urdhrit të Feniksit nga presidenti i atëhershëm grek Kostis Stefanopoulos.

Image

(Kosova Sot Online)