Erik Lloshi dhe një thumb për kolegët që blejnë klikime: Beyonce nuk i merr 1 milionë në javë

  • G.G /
  • 17 September 2022 - 13:23
Erik Lloshi dhe një thumb për kolegët që blejnë klikime: Beyonce nuk i merr 1 milionë në javë

Erik Lloshi i ftuar në “Aldo Morining Show” bëri një deklaratë lidhur me klikimet që sipas tij blejnë këngëtarët shqiptarë. Eriku tha se as një këngëtare botërore siç është Beyonce nuk i merr 1 milionë klikime në javë ndërsa përmendi një rast që dikush në Shqipëri ka marrë 3 milionë në një ditë.

Erik Lloshi: Është luftë, një luftë e madhe për klikime që blihen nga këngëtarët që është e pakuptueshme. Ka thënë një gjë shumë të bukur Aurela, që “nuk jam aq e pasur sa të blej klikime”. Realisht është shumë e vërtetë kjo lloj gjëje sepse humb vlerat e vetes si artist në radhë të parë sepse gënjen veten që ti je ai që s’je.

Pyetje: Po si e kupton ti që unë kam blerë klikime? Për shembull, punojmë bashkë, jemi miq, jemi shokë, si arrin ta kuptosh?

Erik Lloshi: Aldo, është e thjeshtë. Në një vend si Shqipëria siç jemi ne, nuk mund të arrihen 10 milionë klikime për dy ditë.

Pyetje: Vërtet?

Erik Lloshi: Është e pamundur. Apo 3 milionë klikime në ditë. Nuk mund të arrihen, është e pamundur totalisht. Ndërkohë që nxirr p.sh, ku di unë, një këngëtare botërore, Beyonce, nuk i merr 1 milionë klikime në javë. Këta i marrin 3 milionë në një ditë ka rastisur, e pamundur.

(Kosova Sot Online)