U arratisën në Prishtinë të “maskuar” për t’u fshehur, por pa sukses! Dalin fotot e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në darkën romantike

  • G.G /
  • 17 September 2022 - 13:25
U arratisën në Prishtinë të “maskuar” për t’u fshehur, por pa sukses! Dalin fotot e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në darkën romantike

Megjithëse nuk ka më pothuajse aspak dyshime se janë rikthyer bashkë, Bora Zemani dhe Donald Veshaj tregohen të kujdesshëm në daljet e tyre duke u maskuar me kapele.

Por pavarësisht kësaj ata nuk i shpëtojnë paparacëve, ashtu siç ka ndodhur së fundmi. Bora dhe Donaldi janë fotografuar teksa po darkojnë së bashku në një restorant në Prishtinë.

Dyshja janë arratisur në Prishtinë, ndërsa shihen të buzëqeshur së bashku duke shijuar një darkë romantike. Pavarësisht tentativave të tyre për t’u “maskuar” me kapele, “Papraci”, ka publikuar fotot e tyre së bashku.

Moderatorja ia doli të jetë përsëri në qendër të vëmendjes me postimin e fundit në Instagram, u pa në makinë duke dëgjuar e kënduar këngë popullore për Vlorën. Siç dihet tashmë ajo dhe Donali janë nga Vlora.

Megjithatë, ajo që të tërhoqi më shumë vëmendje ishte fakti se Bora ishte e shoqëruar nga dikush tjetër në makinë. Kjo u vu re pasi personi në fjalë, i cili kudo në rrjet aludohet se ëshë Donaldi, fishkëllen duke tërhequr vëmendjen e moderators.

Gjatë videos Bora vijon të këndojë dhe nuk e zbulon fytyrën e personit që e shoqëron, duke u komentuar përsëri në rrjet.

Bora dhe Donaldi zgjodhën natën përmbyllëse të “Sunny Hill Festival” në Tiranë për tu shfaqur krah njëri-tjetrit para të gjithëve.

(Kosova Sot Online)