Me postimin e tij të fundit, Blero sapo na tregoi se është shumë i lumtur pa Afrona Dikën (Foto)

  • G.G /
  • 24 September 2022 - 10:39
Me postimin e tij të fundit, Blero sapo na tregoi se është shumë i lumtur pa Afrona Dikën (Foto)

Blero Muharremi dhe Afrona Dika kanë preferuar të mos bëjnë asnjë deklaratë publike në lidhje me raportin mes tyre, por çdo postim i dyshes në rrjetet sociale merr vëmendje dhe konsiderohet si ‘thumb.’

Së fundmi këngëtari ka postuar një thënie në InstaStory ku thuhej: “Të gjithë njerëzit të sjellin lumturi, disa nga prania e tyre, të tjerët nga mungesa e tyre”.

Mund të jetë ky një tjetër ‘ thumbim’ për Afronën ku duket se Blero tashmë është i lumtur pa ish- partneren.

Kujtojmë se këngëtari zbuloi para disa ditësh se ka vendosur të zbatojë ‘rregullin’ e famshëm të aktorit Leonardo DiCaprio: Të mos dalë me femra mbi 25-vjeç.

Këngëtari ‘goditi’ me statusin e fundit ku shkruan se i pëlqen rregulli i ri i Leonadro DiCaprios për femrat nën 25-vjeç. “Po më pëlqen shumë rregulli i Leonardo DiCaprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”- shkruante Blero, teksa Afrona pak kohë më parë festoi 30 vjetorin e lindjes.

Pak ditë pas këtij statusi Afrona postoi një foto që duket si një mesazh i koduar. Fotoja paraqet një njeri që largohet nga zona e komfortit për tu rritur edhe pse ekspozohet ndaj shumë rreziqeve.

“Hidhu”-shkruhej krah fotos.

Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

Grindjet e tyre të shpeshta, shkak edhe largësia, kanë sjellë edhe ndarjen e tyre. Nuk dihet nëse kjo ndarje është një sherr mes të dyve, apo do të vijojnë edhe me hapat ligjorë për zgjidhjen e martesës. Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.

(Kosova Sot Online)