Arbana Osmani ndërron profesion!?

  • G.G /
  • 29 September 2022 - 10:52
Arbana Osmani ndërron profesion!?

Arbana Osmani ka punuar gjithë këtë kohë për një surprizë që vetëm tani ka dalë në sipërfaqe. Moderatoren shumë të dashur për publikun do e shohim shumë shpejt aktore në kinema. Këtë e ka zbuluar vetë Arbana, e cila do të luajë filmin e Eduart Grishajt me titull “Sophia”. Një eksperiencë e re kjo për Arbanën, e cila ka shfaqur talent edhe në një fushë tjetër. “Takimi ynë i parë për këtë sezon do të jetë në…. Kinema. Së shpejti filmi Sophia”, shkruan Arbana duke ndarë disa foto e video nga xhirimet.

(Kosova Sot Online)