Pak pasi e riquajti Kejsin 'grua' Stresi kapet sërish me bionden misterioze që u pa në clubin e natës

  • G.G /
  • 04 October 2022 - 10:27
Pak pasi e riquajti Kejsin 'grua' Stresi kapet sërish me bionden misterioze që u pa në clubin e natës

Arkimed Lushaj ose ndryshe i njohur si Stresi, duket se e ka hedhur përfundimisht pas krahëve romancën e tij me ish-partneren Kejsi.

Disa ditë më parë, një video e reperit ku shfaqet me një bionde misterioze në një nga clubet e natës në Tiranë bëri xhiron e rrjetit. Së fundmi Stresi është kapur sërish me vajzën e cila duket se nuk është e njohur për syrin e publikut.

Burime nga “Kryefjala.com”, kanë publikuar foto dhe video të reperit i cili shihet nën praninë e partneres së tij më të re, ku duket se po kalojnë goxha mirë me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Arkimedi dhe Kejsi i dhanë fund martesës së tyre, pasi marrëdhënia u shoqërua me ulje e ngritje përgjatë viteve. Madje reperi i habiti të gjithë ku tregoi se e thërret akoma ish-partneren e tij ‘grua’.

Ishte Kejsi e cila trazoi ujërat duke publikuar një foto ku në sfond dëgjohet kënga e Stresit “M’ke harru.”

Më pas këngëtari e ka ripostuar foton e Kejsit, madje ka bërë përshtypje edhe mbishkrimi i vendosur: “Eh moj grua u rrite,”-shkroi Stresi krahas imazhit.

Pas ndarjes Stresi deklaroi se ka shumë respekt për ish-bashkëshorten e tij, e cila është zhvendosur për të jetuar në Kanada dhe se asnjëherë nuk do fliste fjalë të këqija për atë.

Reperi dhe Kejsi jetonin në një lagje, dhe nisën një lidhje pasi nëna e saj ia la porosi reperit të kujdesej që të mos e ngacmonin djemtë e tjerë dhe kështu nisi gjithçka. Por historia e tyre nuk pati fund të lumtur dhe martesa e tyre mori fund.

(Kosova Sot Online)