“I kërkoj falje nënës”/ Nga jeta personale dhe deri tek suksesi në muzikë, Don Phenom vjen me një rrëfim ndryshe

  • E.K /
  • 18 October 2022 - 09:27
“I kërkoj falje nënës”/ Nga jeta personale dhe deri tek suksesi në muzikë, Don Phenom vjen me një rrëfim ndryshe

Martin Sterkaj ose ndryshe i njohur si reperi Don Phenom, ka folur së fundmi rreth jetës së tij personale dhe karrierën e suksesshme në muzikë.

I ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, Don Phenom tregoi se është marrë gjithmonë më muzikë, kryesisht me tekste në gjuhë të huaj por kënga në shqip për të nisi thjesht si një eksperiment.

“Historikisht jam marrë me muzikë hip-hop, rrep, kam kënduar këngë anglisht. Pas një kohe shokë e vëllezër më thanë hajde provo një këngë shqip e provova dhe shpërthyen pa dashje. Në fillim thjesht ishte eksperiment por është ndjenjë shumë e mire”– u shpreh reper.

Projektet e tij muzikore kanë korrurr gjithmonë sukses duek u kthyer në hite. Reperi zbuloi se tashmë po merret me këngët për albumin e ri. Don theksoi se nje support i  madh ka qenë dhe familja ku i kërkoi dhe falje publikisht.

“Ka pasur kohë të vështira i kërkoj falje nënës dhe babës. Kur isha i vogël isha më rebel tani më i bindur më normal. I kërkoj falje nënës jo vetëm për mua. Duke qenë më i madhi besoj se isha influencë e keqe për vëllezërit. Nëna është nënë për të nuk ka djalë të keq. Gjithmonë ka qenë suportuese. Zakonisht ka support”- tregoi ai.

Artisti i cili tashmë është bërë dhe baba i një djali u shpreh se nuk ia merrte mendja të donte dikë kaq shumë:

 “Është ndryshim interesant se nuk ta merr mendja që mundesh me e dasht dikë kaq shumë. Thjesht është një ndjenjë shumë e mirë. Kur nuk jam në takime ose në punë zakonisht jam me djalin”.

(Kosova Sot Online)