Reperi britanik akuzon Taynën për kopjim, i kërkon asaj 100 mijë dollarë

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 12:46
Reperi britanik akuzon Taynën për kopjim, i kërkon asaj 100 mijë dollarë

Tayna, është njëra nga reperet më të suksesshme shqiptare.

Ajo ka suksese me këngët të cilat i shndërrohen në hite.

Por, së fundi ajo po përballet për kopjim.

Reperi britaniko-xhamajkian StyloG, ka postuar në profilin e tij në ‘Instagram’ një video të tij të realizuar dy vjet më parë “Bam, Bam” dhe një video të reperes shqiptare Tayna me këngën “Valle”.

Kjo e fundit citon të njëjtat fjalë si StyloG madje edhe muzika duket shumë e ngjashme. Madje reperi shkon deri aty sa shkruan se këngëtarja i detyrohet 100 mijë dollarë për këtë vjedhje që ka bërë.

Tayna, duket se do të përballet me probleme.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Stylo G (@officialstylog)

(Kosova Sot Online)