Konkurrentja e parë transgjinore në historinë e “Big Brother Vip” nxit reagimin e Beniada Nishanit: Unë do të kisha frikë nga ti! Për të ardhur keq që…

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 11:46
Konkurrentja e parë transgjinore në historinë e “Big Brother Vip” nxit reagimin e Beniada Nishanit: Unë do të kisha frikë nga ti! Për të ardhur keq që…

Një konkurrrente e re në “Big Brother Vip Italia (Grande Fratello Vip)”, ka marrë vëmendjen e modeles Beniada Nishani, e cila ishte gjithashtu konkurrente në një format të tillë në Shqipëri.

Konkurrentja në fjalë është transgjinorja Elenoire Feruzzi. Ajo e përkufizon veten si “artiste, aktore dhe grua” dhe është konkurrentja e parë trans në historinë e reality-show TV.

Hyrja e saj në një format kaq të ndjekur ka nxitur një reagim nga Beniada Nishani, e cila ka shprehur mendimin e saj në rrjetet sociale.

Fillimisht krahas një fotoje të konkurrentes së “BBV Italia”, Beniada pyet ndjekësit: “Çfarë mesazhi duam për përcjellim? Ju duket normale? Pse i tregojmë këto shembuj në televizion?”

Në një tjetër postim Beniada ka një mesazh për “Grande Fratello Vip”, për konkurrenten e re. Modelja shqiptare shkruan se nëse do të shikonte një njeri të tillë në rrugë “do të frikësohej dhe do të traumatizohej.” Më tej ajo vijojn shpjegimin e saj duke shkruar:

“Mirë gjithçka, por nëse e shikoj në rrugë unë frikësohem, në kuptimin që nëse e shoh pas meje, kështu kaq të grimuar dhe me qerpikët e zinj në sy çfarëdolloj njeriu, mendoj që do të tronditesha për një moment. Ajo mund të bëjë çfarë të dojë me jetën e saj, por çfarë mesazhi ka për të përcjellë? Që është transgjinore? Ok, bravo për guximin për të përballuar një rrugë të vështirë dhe të dhimbshme, jo më pak të dhumbshme se shumë gra të tjera, me fëmijë që duhet të mbajnë, të grave artiste, me një përvojë po aq të vështirë, ose të burrave që janë aktorë, komedianë por që nuk ia dalin. Dhe jo, ata nuk kërkojnë të tërheqin vëmendje duke u dukur dhe duke treguar hiret e tyre. Dëshironi ta pastroni këtë imazh dhe të normalizoni figurën e trangjinorëve? Mirë, ide perfekte, por për të ardhur keq që duke shkatërruar fytyrën kështu ke bërë krejtësisht të kundërtën. Të normalizosh diçka, do të thotë të bësh diçka normale, dhe ti duke bërë kështu nuk ke bërë asgjë tjetër veçse ke tërhequr vetëm shikime të frikshme. Njerëzit do t’i shikojnë transgjinorët me frikë. Dhe kjo është gjëja më e trishtueshme. Mos të flasim për transgjinorët që me përdorimin e kirurgjisë kanë rrezikuar jetën e tyre…”

Kush është Elenoire Feruzzi, konkurrentja e parë transgjinore në një reality-show?

“Emri im i parë ishte Massimo , por Massimo dhe Elenoire janë praktikisht i njëjti person. Unë isha një vajzë e vogël në trupin e gabuar, “ tha transgjinorja në shtëpinë më të vëzhguar në Itali. Kur ishte rreth 16 vjeç, ajo zgjodhi të kalonte një rrugë të tranzicionit gjinor, duke folur për këtë ajo tha: “Unë nuk doja që jeta ime të ishte një gënjeshtër dhe gjithmonë kam mallkuar shumë për gjykimin e të tjerëve”.

Disa vite më parë ajo tregoi përmes Twitter se iu nënshtrua një operacioni delikat vaginoplastik që zgjati më shumë se 13 orë, për të përfunduar rrugën e saj të tranzicionit dhe për të përvetësuar plotësisht identitetin e saj të ri. Elenoire Ferruzzi nuk e ka fshehur asnjëherë se ka bërë disa operacione estetike për të arritur një aspekt në të cilin mund ta ndjejë vërtetë veten. “Kirurgji estetike, sa e mrekullueshme . Më intereson shumë pjesa ime estetike”, ka deklaruar ajo në klipin prezantues në shtëpinë e “GF Vip.”

Një nga shenjat dalluese të Elenoire Ferruzzi janë thonjtë e saj shumë të gjatë dhe shumëngjyrësh. Ka një arsye të saktë pse banorja e re Big Brother Vip ka vendosur t’i mbajë kështu.

“Thonjtë e mi janë shprehja maksimale e lirisë sime. Këtë e kam bërë në jetën time që kam dashur dhe jam ajo që kam dashur”- tha ajo.

Në profilin e saj në Instagram, Elenoire Ferruzzi e përkufizon veten si “një showgirl, aktore, këngëtare dhe ikonë e LGBT.” Dhe pikërisht në rrjetet sociale ajo u shpreh për aspektet e saj të shumta, duke filluar të ndajë skeçe të shkurtra dhe performanca muzikore, si dhe opinionet e saj. Ajo u bë e njohur në Instagram për herë të parë në vitin 2017, falë një videoje të shkurtër në të cilën “ngacmon” markën e njohur të çantave Carpisa , duke bërtitur me zë të lartë “Carpisa është e keqe” në rrugët e Milanos.

Me kalimin e viteve figura e saj është rritur gjithnjë e më shumë, aq sa Christian De Sica dhe Massimo Boldi e kërkuan atë me ta në ekranin e madh në filmin Amici come prima, i publikuar në dhjetor 2018.

(Kosova Sot Online)