Almeda e poston videon e partnerit të njohur turk duke kërcyer

  • A.P /
  • 26 October 2022 - 15:49
Almeda e poston videon e partnerit të njohur turk duke kërcyer

Almeda Abazi jeton prej vitesh në Turqi, ku dhe ka krijuar familjen e saj.

Ish miss-i është martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman, me të cilin ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

 

Së fundmi, aktorja ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit, ku njëri prej tyre e ka pyetur nëse ka vallëzuar kërcime tradicionale me aktorin.

Almeda ka ndarë një video, të shkëputur nga dasma e saj, ku shihet duke kërcyer napolonin së bashku me partnerin e saj turk.

Kujtojmë që ata lidhën kurorë në një ceremoni të mbajtur në Beverlly Hills, Kaliforni ku ishin të pranishëm 40 të ftuar, kryesisht familjarë dhe miq të ngushtë të tyre.

Image

(Kosova Sot Online)