Këngëtarja shqiptare: Babai më ka rrahur

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 15:42
Këngëtarja shqiptare: Babai më ka rrahur

Këngëtarja shqiptare ka habitur me rrëfimin për fillimet e saj në muzikë.

Anna Jenifer foli për raportet me familjen e saj dhe mosmbështetjen e tyre që të mirret me muzikë.

Anna ka jetuar 15 vite jashtë shtetit, por tashmë prej 4 vitesh është kthyer në Shqipëri.

Mbështetja e familjes së saj akoma vazhdon të mos jetë e plotë por ajo nuk ka hequr dorë pasi muzika për të është adhurim.

“Familjarët kanë qenë fanatik, më tepër babi sa edhe jam rrahur, që të mos e vazhdoja muzikën. Por unë ja arrita. Mami ishte në rregull, kurse babi ndikohej nga mentalitet se në atë kohë muzika nuk ishte kaq e përhapur. Ne nga jugu kemi akoma mentalitetin e vjetër”, u shpreh Anna.

(Kosova Sot Online)