Adelina Berisha ka blerë 100 mijë klikime nga vendet ekzotike!

  • A.P /
  • 13 November 2022 - 11:20
Adelina Berisha ka blerë 100 mijë klikime nga vendet ekzotike!

Klikimet e blera nga artistët shqiptarë për këngët e tyre, tanimë janë bërë trend, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Së fundmi në një intervistë Aldor Nini u pyet në lidhje me emra të tjerë artistësh që blejnë klikime. Ai pranoi të zbulonte vetëm një emër, bëhet fjalë për Adelina Berishën me këngën e re “Harrom”.

 

"Adelina Berisha. Ajo ka blerë 100 mijë klikime nga vendet ekzotike si Filipinet, për këngën e re ‘Harrom" ka deklaruar CEO i “Acromax” Aldor Nini .

Ai zbuloi edhe një listë emrash të artistëve që blejnë klikime, ndër emrat e parë ai përmendi Alban Ramosajn, Ardit Çunin dhe vetë Ledri Vulën.


(Kosova Sot Online)