Gena tregon se do të dilte të shëtiste në vendin ku shpërtheu bomba në Stamboll: Shyqyr Zoti na ka adresuar diku tjetër

  • E.K /
  • 14 November 2022 - 11:38
Gena tregon se do të dilte të shëtiste në vendin ku shpërtheu bomba në Stamboll: Shyqyr Zoti na ka adresuar diku tjetër

Këngëtari i njohur, Gena, në një intervistë ka japur detaje se ai ndodhet në Stamboll.

Gena ka treguar se ai e ka pasur në plan të shkojë të shëtis dje me bashkëshorten e tij në sheshin "Taksim", në Turqi  ku shpërtheu bomba, përcjell "Kosova Sot Online".

Gena tregoi se tani kishin ndërruar planin, destinacion.

Pjesë nga biseda e Genës në studio:

Gena: E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë më përpara neve në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shopping.

Megi Latifi: Tek sheshi “Taksim”.

Gena: Dhe do dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo. Shyqyr Zoti na ka adresuar diku tjetër.

Aldo:  Po pra po. Të ruan Zoti vëlla, e shikon? Po tani situata aty, është gjendje si e nderë?

Gena: Gjendja këtu nuk ndihet se ka një jetë normale, por ajo që ka ndodhur aty i përket asaj zone dhe jeta vazhdon si zakonisht si në çdo vend këtu.

(Kosova Sot Online)