“Mendoja se kisha probleme me mushkëritë”- Ermal Fejzullahu rrëfen betejën me ankthin: Kam shkuar te psikologu

  • E.K /
  • 16 November 2022 - 12:42
“Mendoja se kisha probleme me mushkëritë”- Ermal Fejzullahu rrëfen betejën me ankthin: Kam shkuar te psikologu

Këngëtari i njohur nga Kosova, Ermal Fejzullahu, në një emision ka treguar shumë çka për jetën e tij personale dhe profesionale.

Fejzullahu ka treguar se ka pasur problem me ankthin, ku për këtë ka shkuar të psikologu, përcjell "Kosova Sot Online".

“Nuk është e lehtë asgjë. Njerëzit shohin këtë ditë ku je, por askush nuk i llogaritë këto 19 vite sa vështirësi ka pasur që të arrish të jesh një artist i rregullt dhe me pas peshë në punën që bën. Ka pasur momente shumë të vështira, po unë nisem me atë që njeriu është i bërë për sfida. Edhe sa më shumë momente të vështira, të bëjnë më të fortë dhe më të përgjegjshëm. Dhe je më i suksesshëm. Në një kohë kam pasur një ngarkesë psikologjike, më është krijuar një lloj ankthi. “Çrregullim paniku”, ma kanë konstatuar më pas.

Kam qenë tek psikologu, psikologu është për njërzit. Në fillim nuk kam ditur çfarë problemi kam. Kam menduar se kam probleme me mushkëritë. Më dukej sikur më merrej fryma,”-është shprehur këngëtari.

(Kosova Sot Online)