Rozana: Nuk ka gjë më të vështirë kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve

  • A.P /
  • 30 November 2022 - 16:24
Rozana: Nuk ka gjë më të vështirë kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve

Këngëtarja e njohur Rozana Radi me anë të një postimi në Instagram u ka bërë thirrje të gjithë atyre që postojnë foto me varret e të afërmëve të tyre, të ndalojnë këtë dukuri, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


“Nuk ka gjë më të vështirë për mua kur shikoj njerëz që postojnë foto tek varret e familjarëve të tyre! Ju lutem mos e bëni! Askush nga ata që nuk jetojnë më nuk do ta donte këtë gjë! Mbajini në zemër kujtimet, dashurinë, dhimbjen.

Çfarë do t’i tregoni “popullit” të Facebook dhe Instagram me këto foto? Ka disa gjëra që nuk ndahen me të gjithë! Ndaj quhet paqe e përjetshme!”, ka shkruar Rozana Radi.

Image


(Kosova Sot Online)