Vdes nëna e Unikkatilit: Na la natën e Krishtlindjeve

  • E.K /
  • 26 December 2022 - 14:03
Vdes nëna e Unikkatilit: Na la natën e Krishtlindjeve

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, ka njoftuar se i ka vdekur nëna, shkruan "Kosova Sot Online".

Unikatil, përmes një shkrimi i ka dedikuar fjalët më të mira nënës së tij të ndjerë.

Reperi ka treguar se nëna e tij ka vdekur në natën e krishtlindjeve.

Ai ka dhënë detaje edhe për ceremonin e varrimit e nënës së tij.

Postimi i plotë:

“Nëna jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve.Thonë që më të mirët vdesin në këto ditë, por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë. Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijërave njerëzve në nevojë. Mburremi me ty nana jonë! Lamtumira e fundit i ipet te restoranti Fenix në Klinë të martën më (27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës së Gjurakovcit nē ora 13:00. Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë”, shkroi ai

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @luckytee_

(Kosova Sot Online)