Viti i Ri fillon duke dëgjuar 'O mor djalë i ri' nga Merita Bunjaku

  • A.P /
  • 01 January 2023 - 12:27
Viti i Ri fillon duke dëgjuar 'O mor djalë i ri' nga Merita Bunjaku

Këngëtarja e njohur Merita Bunjaku me rastin e Vitit të Ri 2023, ka publikuar disa këngë të bukura popullore, dhuratë për publikun e saj dhe dashamirët e muzikës së pastër shqipe, shkruan "Kosova Sot Online"

"O mor djalë i ri", mban titullin kënga më e re e këngëtares, e cila vjen përplot ritëm dhe me interpretim të shkëlqyer nga Merita.

"Miqtë e mi te dashur
Fundvitin po e përmbyll me disa këngë të bukura popullore, dhuratë e imja për ju, si një shenjë respekti për përkrahjen dhe mbështjetjen e vazhdueshme që ma keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve.
Me një potpuri me këngë të bukura popullore e dëshmojmë edhe një herë, se festat e gëzimet tona nuk mund të realizohen më bukur se sa me tingujt e bukur të këngës shqipe.
Ju përshëndes miqtë e mi me këto këngë të bukura të realizuara brenda këtij muaji, duke ju dëshiruar shëndet e gëzime në familje|, ka shkruar Merita Bunaku.


Në vijim premierë: "O mor djalë i ri" nga Merita Bunjaku.

Dëgjim të këndshëm...

(Kosova Sot Online)