
Diola Dosti tregon se si ra në dashuri me një 77 vjeçar, "Ai ishte aq i zgjuar, nuk dashurohem dot me fizikun"

Diola Dosti, një nga banoret e “Big Brother VIP”, ka treguar se si kishte rënë në dashuri me një 77-vjeçar, raporton “Kosova Sot Online”.
Diola tha se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve, por me mendjen, dhe për personin në fjalë tha se ishte shumë i zgjuar dhe se kur shikonte sytë e tij ndihej sikur shikonte botën.
Ajo tha se kur i tregonte shoqeve të saja se ka rënë në dashuri me një 77 vjeç, ato i kanë thonin Dioles se ajo është e çmendur.
“O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar. Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha shoqeve të mia “Kam rënë në dashuri”, ato thoshin “Ti je e çmendur, ai është 77 vjeç”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)