Gold AG tregon se përse nuk do të futej në "Big Brother", "Unë nëse kisha hyrë aty më kishte humbur namazi dhe xhumaja"

  • E.K /
  • 14 February 2023 - 12:52
Gold AG tregon se përse nuk do të futej në

Reperi i njohur, Gold Ag,  ka teguar arsye se pse nuk do të hynte në “Big Brother”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Reperi ka thënë se ka shumë arsye, një ndër to është se do i kishte humbur namazi dhe xhumaja.

Ai po ashtu ka thënë se me shumë qef kishte hyrë por që shumë gjëra në jetë do i kishin humbur në jetë.

Ka shumë faktorë, ka shumë arsye. Unë ndoshta kur flas më thonë turk, arab, hoxhë. Unë nëse kisha hyrë aty më kishte humbur namazi edhe pse e kanë një xhami aty afër. Xhumaja më kishte humbur, po më kishte humbur dhe fytyra ndoshta”, tha ai.

“Jo çdo kush që të del përpara kish mundur të bëjë muhabet sikur do ti, jo e ka lojë, jo se ka lojë. Janë disa gjëra që unë mund të bëj lojë gjithë ditën, por janë disa gjëra si sa i përket kombit edhe fesë time që nuk lejoj të shkoj përtej asaj. Edhe nëse e qesh flamurin, edhe nëse qesh vendin tim, Preshevën, Llapin, Drenicën, unë do të reagoja ndryshe. Nuk jam për atë lloj loje. Me qejf kisha hyrë, por shumë gjëra më kishin humbur të jetës”, vazhdoi tutje 36-vjeçari.

(Kosova Sot Online)