Adelina Ismaili ishte pritur si artiste botërore në koncertin e Pavarësisë së Kosovës

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 18:00
Adelina Ismaili ishte pritur si artiste botërore në koncertin e Pavarësisë së Kosovës

Ditën  e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës (17.02 2008), si në shumë qytete shqiptare edhe në Prishtinë, u organizua një koncert madhështor në sheshin "Nënë Tereza", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në mesin e shumë të ftuarve, diku nga mesi i koncertit në skenë ishte ngjitur për të kënduar Diva e muzikës shqipe Adelina Ismaili, e cila ishte pritur si asnjëherë më parë nga publiku i pranishëm që nuk i shihej fundi.

 


Derisa këndonte këngën "Mbretëreshë e Robereshë", duartrokitjet nuk pushonin, dhe fansat që thrrisnin emrin e saj: Adelina, Adelina, nuk ndalonin, saqë edhe kënga thuajse nuk dëgjohej.


Sonte në shenjë nostalgjie për atë datë që s'harrohet kurrë, dhe për një artiste që i dha skenës muzikore shqipe art me plotë kuptimin e fjalës, ua sjellim dhe njëherë përformancen spektakulare që nuk përseritet nga Adelina Ismaili.

(Kosova Sot Online)