Produksioni i Big Brother Albania VIP po i bëjnë gjyqin Luizit

  • A.P /
  • 28 February 2023 - 22:00
Produksioni i Big Brother Albania VIP po i bëjnë gjyqin Luizit

Në Big Brother Albania VIP,   vajzave iu një mision në menyrë që Ermiona të fitonte një takim me të bijën, ku vajzat nuk duhet të komunikonin me djemtë për 24 orë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Veprimet e Luizit për prishjen e misionit kanë shqetësuar kinse disa nga vajzat, sidomos Kiaren, duke i cilësuar edhe si të tepruara.

Opinionistët e kanë komentuar dhe gjykuar këtë ngjarje si shumë të rëndë ku transmetohet dhuna ndaj femrave. Një debat u ndez edhe mes Zhakut dhe Ermionës ku kjo e fundit i ka dalë në krah Luizit. Ajo u shpreh se shumë herë në shtëpi ka pasur situata njësoj të rënda.

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi lidhur me situatën e Kiarës dhe Luizit dhe për e ashtuquajtur dhunë e përdorur në shtëpi.

“Që nga ky moment askush nuk mund të thyejë më rregullat. Askush nuk mund të shkelë më të drejtat e njeriut. Ky është ultimatum final. Ky është paralajmërimi i fundit i Big Brother për çdo banor.”, thuhej në zarfin e zi.

Kjo nuk është hera e parë që kundrejt Luizit bëhet padrejtësi.

 

(Kosova Sot Online)